Don Xhon publikon video duke bërë xhiro me veturën e tij luksoze

Jetën e tij super-luksoze artisti nga Drenica, Don Xhoni vazhdon ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale. Sonte, reperi në një “InstaStory” publikoi një video ku shihej teksa voziste veturën e tij luksoze të tipit Mercedes, shkruan lajmi.net. Rikujtojmë se reperi mori famë të madhe në kohen e karantinës dhe për një kohë të shkurtër…

ShowBiz

24/11/2022 22:31

Jetën e tij super-luksoze artisti nga Drenica, Don Xhoni vazhdon ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Sonte, reperi në një “InstaStory” publikoi një video ku shihej teksa voziste veturën e tij luksoze të tipit Mercedes, shkruan lajmi.net.

Rikujtojmë se reperi mori famë të madhe në kohen e karantinës dhe për një kohë të shkurtër ai u shndërrua në rep-artistin shqiptarë më të kërkuar.

Projekti I fundit i tij muzikor u publikua para pak javësh dhe është në bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi. /Lajmi.net/