Don Phenom për vdekjen e vëllait të Unikkatil: Më është therur zemra, do të na mungosh përgjithmonë
Vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj, është gjetur mbrëmjen e djeshme (e diel) pa shenja jete në një banesë në Prishtinë. Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, derisa vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes. Është gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Një reagim në…

ShowBiz
Vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj, është gjetur mbrëmjen e djeshme (e diel) pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, derisa vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.
Është gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe reperi Don Phenom, i cili thotë fjalët më të ndjera për mikun e tij.
Më poshtë ndiqni reagimin e plotë të Don Phenom:
“Me eshte therur fare zemra qe kur e mora vesh lajmin .. do te na mungosh pergjithmone vellai im !
Ke qenë legjendë në Nju Jork dhe legjendë në Prishtinë. Ti ishe përkufizimi i një burri të vërtetë, gjitmon pozitiv me edukat edhe i sjellshëm.
Por kur u donte te ishe edhe i ashpër apo i guximshëm nuk ndjeve frikë kurr , perkundrazi ishe gati gjithmon sidomos kur rreziku ishte ne kulm.
Ti ishe një në një milion dhe prezenca jote do të mungojë, por aura jote do të jetojë gjithmonë dhe ata që të njohën vërtet do të kujtojnë gjithmonë se sa njeri i madh ishe”.