Dollarë nga Amerika, për rrugën në Gjurgjevik të vogël

Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Klinës thotë se në rrugën që do të asfaltohet jetojnë kryesisht pjesëtarë të komunitetit RAE dhe edhe më parë ka pasur kërkesa për rregullimin e saj.

Lajme

20/02/2016 16:01

Rruga që lidh Klinën me fshatin Gjurgjevik i Vogël do të asfaltohet me para të popullit amerikan.

Kjo rrugë me gjatësi 1.7 kilometra ishte në gjendje shumë të keqe, por nënkryetari i Komunës së Klinës Enver Berisha se së shpejti rruga do të rregullohet.

“USAID-i amerikan për këtë projekt ka ndarë 100.000 dollarë. Ne tash jemi në fazën e hartimit të projektit detal, kemi bërë paramasat dhe parallogaritë e asaj rruge, ajo rrugë është në gjatësinë 1.7 km, dhe që do të punohet një rrugë me standarde jashtëzakonisht të mira,” deklaroi Berisha.

Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Klinës thotë se në rrugën që do të asfaltohet jetojnë kryesisht pjesëtarë të komunitetit RAE dhe edhe më parë ka pasur kërkesa për rregullimin e saj.

“Po ka qenë edhe kërkesë e qytetarëve, mirëpo siç dihet USAID-i mbështet projekte [për vende] të cilat janë të banuara me pjesëtarë të etnive të ndryshme,” tha Gashi.

Sipas drejtorit të Urbanizmit punimet për fillimin e asfaltimin e rrugës në fjalë priten të fillojnë brenda pak ditëve.

USAID-i sipas drejtorit Gashi ka dhënë edhe 50 mijë euro për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Rudicë dhe Berkovë./kallxo.com