Doli për gështenja, humb në mal shtetasi i Shqipërisë – angazhohen njësitë e kërkimit edhe të Kosovës
Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur pasi humbi kontaktin me familjarët e tij derisa kishte shkuar për të mbledhë gështenja në një mal në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. Për gjetjen e tij është angazhuar edhe njësia për kërkim-shpëtim e Kosovës, ndërsa në anën tjetër të kufirit, ai po kërkohet nga njësia e Shqipërisë.…

Lajme
Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur pasi humbi kontaktin me familjarët e tij derisa kishte shkuar për të mbledhë gështenja në një mal në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.
Për gjetjen e tij është angazhuar edhe njësia për kërkim-shpëtim e Kosovës, ndërsa në anën tjetër të kufirit, ai po kërkohet nga njësia e Shqipërisë.
“Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë 20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.