Doli nga shtëpia para 2 muajsh, raportohet e zhdukur gruaja që dyshohet se ka probleme psikike
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në fshatin Reçan të Prizrenit. Në raportin e Policisë thuhet se ajo ka dalë nga shtëpia para dy muajve. Sipas personit që e ka raportuar rastin ajo ka probleme psikike. “Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se viktima femër kosovare para dy muajve është…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në fshatin Reçan të Prizrenit.
Në raportin e Policisë thuhet se ajo ka dalë nga shtëpia para dy muajve.
Sipas personit që e ka raportuar rastin ajo ka probleme psikike.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se viktima femër kosovare para dy muajve është larguar prej shtëpisë dhe deri më tani nuk është lajmëruar dhe sipas tij ajo ka probleme psikike”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.