Dolce në Itali mban “kurse” të gjuhës shqipe, i mëson të thojnë disa fjalë shqip

Misioni i Dolces në Itali duket se nuk është vetëm lojë, por edhe promovim i gjuhës shqipe. Pas bujës së madhe që shkaktoi hyrja e saj në shtëpinë e Grande Fratello – lëvizje që ka rezultuar një sukses i vërtetë për formatin duke rritur ndjeshëm vëmendjen dhe shikueshmërinë – Dolce ka krijuar një atmosferë tejet…

ShowBiz

04/12/2025 11:17

Misioni i Dolces në Itali duket se nuk është vetëm lojë, por edhe promovim i gjuhës shqipe.

Pas bujës së madhe që shkaktoi hyrja e saj në shtëpinë e Grande Fratello – lëvizje që ka rezultuar një sukses i vërtetë për formatin duke rritur ndjeshëm vëmendjen dhe shikueshmërinë – Dolce ka krijuar një atmosferë tejet miqësore me banorët italianë.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës, kureshtja e italianëve ndaj saj ka qenë e madhe. Duke dashur t’i bëjnë komplimente për pamjen dhe natyrën e saj, ata e kanë pyetur Dolcen se si thuhet në shqip “e bukur” dhe “e ëmbël”.

Banorja e BBVK nuk ka përtuar aspak. Me buzëqeshje, ajo është shndërruar në mësuese të gjuhës shqipe, duke i bërë italianët të përsërisin fjalët tona të ëmbla.

VIDEO – Dolce i mëson italianëve diçka shqip

Ky moment po bën xhiron e rrjetit, duke konfirmuar se ky shkëmbim mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello po dhuron dinamika që kalojnë përtej kufijve. Duket se Dolce po e shijon në maksimum këtë eksperiencë, duke u kthyer menjëherë në qendër të vëmendjes në shtëpinë italiane.