Dokumentet nga MUP-i serb si prova në Speciale | OVL-UÇK: E papranueshme, një arsye më shumë për të protestuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se është shtuar edhe një arsye tjetër për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo e fundit ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti. Nga…

Lajme

30/07/2025 17:53

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se është shtuar edhe një arsye tjetër për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo e fundit ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.

Nga OVL UÇK kjo është cilësuar si veprim i papranueshëm.

Postimi:

Edhe një arsye më shumë për të protestuar!

Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb:

Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë,

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP),

Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar.

Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.

Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!