Dokumentar për ekonomi, “7 Ditë” fillon sot me episodin e parë në RTK1

7 ditë me prodhime vendore, 7 episode për ekonominë për 7 javë, me më shumë se 100 mysafirë, i xhiruar në shumë vende të botës!

Lajme

18/12/2014 15:29

Sot në ora 18:00 në RTK 1 do të transmetohet episodi i parë i dokumentarit të emërtuar “7 Ditë”, ku do të shpjegohet se:

Çka është tregu i lirë dhe si funksionon ai?
Nëse ekonomia do të ishte automobil, si do te dukej Kosova?
Po pse duhet t’i konsumojmë prodhimet vendore?
Po çka nëse nuk i blejmë prodhimet vendore?
Kush janë prodhuesit e fuqishëm në Kosovë?
Si mund ta rrisim prodhimin dhe vendet e punës duke lidhur marrëveshje në mes të bizneseve?

“7 Ditë” do të shkojë nëpër të gjithë Kosovën që të dëshmojë se ka prodhues që punojnë me nderë dhe ndihmojnë në zhvillimin e shtetit tonë.