DokuFest me konferencë vjetore edhe në Tiranë

Sot në Tiranë u mbajt konferenca e përvitshme për shtyp e festivalit DOKUFEST në Tiranë, me ç’rast u prezantua programi i plotë i edicionit të 15 të festivalit, i cili do të mbahet nga data 5-13 gusht në Prizren, Kosovë.

ShowBiz

29/07/2016 17:11

Përveç konferencës, organizatorët e DokuFest do të qëndrojnë sot në Tiranë për shfaqjen e një pjese të programit të këtij viti të filmave. Filmat do të shfaqen sot, më 29 korrik 2016, tek instalacioni “Reja” i Fujimotos, përpara Galerisë së Arteve në Tiranë.

“Ky bashkëpunim është shumë më tepër se mbështetje financiare”, tha Ministrja Kumbaro.

“Që 15 vjet DokuFesti ka ndërtuar një sistem vlerash, dhe tani nuk është DokuFest që ka nevojë për mbështetje financiare por institucionet kanë nevojë për DokuFestin që të dëshmojnë se çfarë mund të arrijë skena e pavarur e artit,” tha ajo.

“DokuFesti jo vetëm se është bërë brend shqiptar, është agjent ndërkombëtar i diplomacisë”.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda, e nisi prezantimin e aktiviteteve shtesë të DokuFest, duke theksuar interesimin e madh të filmbërësve ndërkombëtar.

“Këtë vit kemi shënuar një numër rekord të aplikimeve, rreth 5 mijë regjisorë kanë shpreh dëshirë të jenë pjesë e festivalit dhe janë dëshmi e rritjës së tij”, tha ajo.

Ndërsa Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest, e vazhdoi prezantimin e programit.

“Ky është programi më voluminoz që e kemi deri më tani, duke përfshire disa nga yjet botërore të muzikës, artistin e famshëm sirian Omar Souleyman dhe këngëtaren e famshme libaneze Yasmine Hamdan. Kjo e shpreh interesimin tonë për lindjen e mesme, nuk sjellim vetëm filma nga ky rajon i trazuar por edhe artistë dhe muzikë.”

Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda, foli për filmat kombëtar të cilët do të kenë premierën në këtë edicion të festivalit.

“Dhjetë filma kombëtar do ta kenë premierën në DokuFest, 7 në vetë kategorinë kombëtar, njëri në garën balkanike dhe dy në program special,” tha Karahoda.

Kjo mbështetje e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë ëhtë pjesë e marrëveshjes ndërkulturore të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për një kalendar të përbashkët kulturor të dy vendeve. Të zgjedhura nga një numër rekord rreth 5,000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 250 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të Kategoritë garuese të festivalit janë në qendër të programit dhe përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të jashtëzakonshëm të filmave dokumentar, të filmave të shkurtër dhe Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, shqyrtuar nga konteksti social, lokal dhe global, si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokal, punëtori dhe konferencë të teknologjisë. Një përzgjedhje e filmave që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Gënjeshtrave (Poëer, Corruption and Lies), është kuruar posaçërisht për të Duke vazhduar bashkëpunimin e tij me DokuFest, regjisori Daniel Mulloy ka krijuar edhe një kampanjë vizuele goditëse që përputhet me temën e këtij viti.

Vieë From The Ëorld, programi jo-garues i festivalit, prap do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSË, ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë do të prezantohet në kategorinë Substancat Magjike: Muzika në Film, kategori e cila premton një shiqim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.

Festivali do ti bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe botërore, Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali poashtu do ti bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtre të kinemasë e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie si dhe shfaqjen e verzionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels. Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosovë, poashtu do Filmat e shkurtë të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Evropën, janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti.

Plus shumë më tepër që mezi presim të ndajmë me publikun tonë.

DokuKids, festivali i fëmijëve, gjithashtu feston vitin jubilar, duke i mbushur 10 vjet dhe do të sjell katër punëtori të cilat targetojnë grupmosha të ndryshme të femijëve. Në njërën nga punëtoritë pjesëmarrësit e rinj do të përdorin ngjyra të neonit dhe forma të ndryshme neoni,  duke kaluar kohë me bashkëmoshatarët e tyre. Pjesëmarrësit më të vjetër do të gëzohen me sfidën e të mësuarit të një koreografie baleti brenda pak ditësh, ose për mundësinë për të bërë një dokumentar të animuar duke ri-vizatuar imazhe në mur – në stilin e filmit

“Muto”, tani një kult film i animuar nga artisti misterioz “Blu”.

DokuFest-i i sivjetëm sheh rikthimin e fotografit të njohur Seamus Murphy në Prizren – këtë herë, për të nisur ekspozitën e DokuPhoto më 4 gusht.Murphy është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuar në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ekspozita e tij në DokuPhoto, e cila e ka hapjen një ditë para fillimit zyrtar të DokuFest, do të qëndrojë e hapur për tërësinë e festivalit dhe do të shfaqë fotografi nga botimi i tij “The Holloë of the Hand” (shq. Në gropë të dorës).

Programin e koncerteve të muzikës DokuNights, do ta hapim me të jashtëzakonshmin nga Siria, Omar Souleyman, i cili do të na merr me furi në festën e tij të gëzuar më 5 gusht.

Meloditë fantashkencë të Blind Observatory dhe nostalgjia e tij për të ardhmen do të pasojnë, në një natë me qasje të plotë në kozmos. Pjesa e butë dhe romantike e jona do të na theksohet natën në të cilen jemi nikoqirë të bendit përrallor Super700. Një natë po aq emocionuese do ti përkushtohet bashkëpunimit me klubin Drugstore të Beogradit. Tekno klubi underground më i mirë do te jetë nikoqir i natës me 3 DJ rezident të tij për të na zhytur në bas dhe elektronikë. Mbylljen e festivalit do ta bëjë artistja me renome botërore, Yasmine Hamdan, në natën finale të festivalit, dedikuar vetëm të dashuruarve. Pasi që DokuFest feston ditëlindjen e 15-të, e kemi një dhuratë të bukur për ju. Programi jonë i muzikës po zgjerohet në një skenë të re muzgu, lart në kalanë e Prizrenit, duke ofruar pamjen më të bukur të qytetit dhe muzikë gjatë perëndimit të diellit. Programi mbulon një përzgjedhje të gjerë të shijes muzikore ndërmjet shfaqjes së filmave dhe perëndimit të diellit. Mos e humbni kryeveprën e iso-polifonisë nga Shqipëria, Jonianët.