Doktori i Listës Guxo deklaroi pasurinë – 200 mijë euro shtëpi e 170 mijë banesë

Doktori dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Guxo, Haxhi Avdyli ka deklaruar pasurinë e tij në kuadër të deklarimit të pasurisë për vitin 2025. Avdyli ka deklaruar se në pronësi të përbashkët me bashkëshorten, posedojnë një vilë, një banesë, një shtëpi e një tokë të cilat bashkë kapin vlerën e 530 mijë eurove, shkruan…

Lajme

24/04/2025 10:30

Doktori dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Guxo, Haxhi Avdyli ka deklaruar pasurinë e tij në kuadër të deklarimit të pasurisë për vitin 2025.

Avdyli ka deklaruar se në pronësi të përbashkët me bashkëshorten, posedojnë një vilë, një banesë, një shtëpi e një tokë të cilat bashkë kapin vlerën e 530 mijë eurove, shkruan lajmi.net.

Ai në emrin e tij personal ka deklaruar se ka vetëm një veturë në vlerë prej 18 mijë eurove si dhe 8 mijë euro kursime.

Avdyli i detyrohet bankës me kredi personale edhe 25 mijë e 800 euro, ndërsa është pronar me 100% të aksioneve në ordinancën “Spinal Center” në Prizren nga e cila ka deklaruar se në vit ka pasur të ardhura 36 mijë e 500 euro.

Nga paga vjetore, ai ka deklaruar se merr nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë euro ndërsa nga një spital privat ai ka deklaruar se merr pagë vjetore 10 mijë e 500 euro, shkruan lajmi.net.

Bashkëshortja e tij, është punëtore në QKUK dhe pagë vjetore sipas deklarimit të Avdylit merr plot 31 mijë.

Linku: