Të Infektuar: 17.263

Të Shëruar: 14.836

Të Vdekur: 657

Doktori gjerman jep një detaj tronditës për Schumacher

8:57 | 19 Shtator 2020

Neurologu Erich Riederer, në një dokumentar mbi ish-kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, i realizuar nga “TMC France”, thotë disa gjëra të pathëna deri më tani për shëndetin e pilotit gjerman.

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë”.

Schumacher ishte viktimë e një traume të rëndë në kokë në një aksident në Meribel të Francës më 29 dhjetor 2013. Që nga ajo kohë, gruaja e tij Corinna ka qenë hermetike në mënyrën më të rreptë të mundshme sa u përket informacioneve për shëndetin e tij.
Sot, profesori gjerman, Riederer, thotë se dëmi i pësuar nga Schumacher është i parikuperueshëm:

“Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”. /Lajmi.net/