Doktor Krasniqi tregon pse u shkarkua nga pozita e tij në QMF në Kamenicë
Ditë më parë përmes një postimi, Doktor Gani Krasniqi ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të QMF në Kamenicë. Ai ka folur për lajmi.net rreth kësaj ngjarjeje, duke treguar edhe arsyen e shkarkimit të tij. “Jam shkarkuar në mënyrë arbitrare. Mendoj se arsyeja ka qenë se nuk i kam përfillë urdhërat nga…
Lajme
Ditë më parë përmes një postimi, Doktor Gani Krasniqi ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të QMF në Kamenicë.
Ai ka folur për lajmi.net rreth kësaj ngjarjeje, duke treguar edhe arsyen e shkarkimit të tij.
“Jam shkarkuar në mënyrë arbitrare. Mendoj se arsyeja ka qenë se nuk i kam përfillë urdhërat nga eprori im, Dr. Latif Syla, për shkak të derigjimit nga stafi komunal.”, ka thënë Krasniqi.
Ai theksoi se rreth shkarkimit të tij nuk ka qenë i paralajmëruar fare.
“Në mbledhjen e fundit I kam shpreh paknaqësit e mija që drejtori nuk i përfillë këshillat nga këshilli drejtues. Arsyeja që e kom marr shkarkimin ka qenë se nuk i kam përfillë kërkesat e drejtorit”, ka shtuar ai.
Krasniqi shtoi se sipas tij, drejtori aktual ka zbatuar vetëm urdhërat e pushtetit, për të cilat ai nuk ishte pajtuar.
“Kërkesat e drejtorit kanë qenë kryesisht që unë të përshtatem me kërkesat e politikës ditore”, tha më tutje ai, duke thënë se rreth punës që ka bërë ai, e që kjo ka rëndësi, nuk ka pasur ankesa askush.
“Vendimin për shkarkim ma lenë në ordinance dhe nuk e kanë prek ankesën”, theksoi ai, duke shtuar se do të drejtohet në Gjykatën komunale për mohimin e të drejtës për ankesë.
Më tutje ai shtoi se ky vendim ka qenë mjaft i papritur për shkak se ka pritur të bisedojnë rreth një dakordimi. /Lajmi.net/