Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdare, konfiskohen 500 cigare elektronike
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës në Pikëkalimin Kufitar Merdare, ku janë zbuluar mallra të padeklaruara në një autobus të linjës ndërkombëtare. Ngjarja ka ndodhur më 4 prill 2026, kur gjatë kontrollit fillestar drejtuesi i autobusit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Megjithatë, në bashkëpunim me Policinë e…
Lajme
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës në Pikëkalimin Kufitar Merdare, ku janë zbuluar mallra të padeklaruara në një autobus të linjës ndërkombëtare.
Ngjarja ka ndodhur më 4 prill 2026, kur gjatë kontrollit fillestar drejtuesi i autobusit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Megjithatë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është dërguar për kontroll të detajuar, transmeton lajmi.net.
Gjatë inspektimit në vijën e dytë, zyrtarët kanë zbuluar mall të fshehur në pjesën e motorit dhe në hapësirën e tualetit të autobusit. Bëhet fjalë për tri pako me gjithsej 500 cigare elektronike, me një vlerë të përafërt rreth 10 mijë euro.
Autoritetet doganore kanë konfiskuar mallin dhe e kanë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave administrative.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar në luftimin e kontrabandës dhe zbatimin e ligjit në pikat kufitare të vendit.
Komunikata e plotë: