Dogana zbulon mall të fshehur në autobus në Han të Elezit, konfiskohen dhjetëra fustane

Dogana e Kosovës ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur në një autobus në pikën kufitare Han i Elezit. Sipas njoftimit zyrtar, autobusi me linjë Turqi–Prishtinë dhe me targa të huaja është ndaluar për kontroll rutinë, gjatë të cilit zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të fshehur brenda automjetit. Në atë hapësirë janë gjetur 27…

Lajme

12/05/2026 10:34

Dogana e Kosovës ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur në një autobus në pikën kufitare Han i Elezit.

Sipas njoftimit zyrtar, autobusi me linjë Turqi–Prishtinë dhe me targa të huaja është ndaluar për kontroll rutinë, gjatë të cilit zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të fshehur brenda automjetit.

Në atë hapësirë janë gjetur 27 fustane solemne dhe dy fustane vellosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj rastit po zhvillohen procedurat administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoritetet kanë theksuar se kontrollet në pikat kufitare do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/