Dogana zbulon faturë të dyfishtë në pikën kufitare në Vërmicë

Gjatë kontrollit të dokumentacionit për një dërgesë tranzit të paraqitur në pikën kufitare Vermicë, zyrtari doganor vërejti pa rregullsi në vlerën e deklaruar në dokumentet e para arritjes. Pas harmonizimit të dokumentacionit, u krijua dyshime për deklarim të pasaktë dhe manipulim të dokumenteve. Pas verifikimit të mëtejshëm, u konstatuan dy dokumente me të njëjtin numër…

Lajme

07/05/2026 10:41

Gjatë kontrollit të dokumentacionit për një dërgesë tranzit të paraqitur në pikën kufitare Vermicë, zyrtari doganor vërejti pa rregullsi në vlerën e deklaruar në dokumentet e para arritjes.

Pas harmonizimit të dokumentacionit, u krijua dyshime për deklarim të pasaktë dhe manipulim të dokumenteve. Pas verifikimit të mëtejshëm, u konstatuan dy dokumente me të njëjtin numër të kontratës së shit blerjes, por me vlera të ndryshme.

“Për rastin në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L 247. Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj ndaj mbrojtjes së tregtisë së ndershme dhe parandalimit të praktikave jo ligjore në tregti”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/