Dogana zbulon 63 mijë e 400 euro të padeklaruara në Merdare, paratë ishin fshehur në bagazhin e shoferit të autobusit

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të detajuara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare janë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara. Sipas njoftimit, paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani-Kosovë, shkruan lajmi.net. “Gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani-Kosovë, zyrtarët doganorë…

Lajme

16/08/2026 14:47

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të detajuara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare janë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit, paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani-Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani-Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 63,400.00 euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët se bartja e mjeteve monetare përtej kufirit duhet të deklarohet në përputhje me kërkesat ligjore.

Po ashtu, është bërë e ditur se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar. /Lajmi.net/