Dogana sekuestron në Prishtinë mbi 8000 litra vaj motorik të kontrabanduar nga Irani

Dogana e Kosovës ka kryer bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Lajme

25/04/2022 09:56

Sipas njoftimit të Doganës, bastisja është kryer nga zyrtarët doganorë në periferi të Prishtinës, ku janë hasur 8 mijë e 346 litra vaj motorik të kontrabanduar me origjinë nga Irani, shkruan lajmi.net.

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10 mijë euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet janë rreth 7 mijë euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e prokurorit rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar.

Njoftimi i plotë nga Dogana:

Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontabanduar

Prishtinë, 25 prill 2022. Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimte dhe me kete rast ka hasur ne 8346 Litra Vaj Motorik te Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).

Vlera ketij Malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /Lajmi.net/