Dogana sekuestron mbi 400 artikuj tekstili në Gjilan, ishin falsifikim i markave të njohura
Dogana në Kosovë ka sekuestruar mbi 400 artikuj të dyshuar për falsifikim në Gjilan. Njësia Antikontrabandë në aksionin e ndërmarrë ka arritur të konfiskoj artikujt e tekstilit që ishin falsifikim i markave të njohura tregtare, shkruan lajmi.net “Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat…

Lajme
Dogana në Kosovë ka sekuestruar mbi 400 artikuj të dyshuar për falsifikim në Gjilan.
Njësia Antikontrabandë në aksionin e ndërmarrë ka arritur të konfiskoj artikujt e tekstilit që ishin falsifikim i markave të njohura tregtare, shkruan lajmi.net
“Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Dogana sekuestron mbi 400 artikuj të dyshuar për falsifikim në Gjilan
Sot, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), kanë realizuar një kontroll të targetuar tek një subjekt afarist në qytetin e Gjilanit.
Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër falsifikimit dhe mbrojtjen e tregut nga produktet që cenojnë të drejtën e ligjshme të pronarëve të markave tregtare, duke kontribuar kështu në sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve./lajmi.net/