Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në treg

Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët doganorë arritën të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një maune gjatë një kontrolli të detajuar. Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës. Gjatë këtij kontrolli, në praninë…

Lajme

06/10/2024 15:33

Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët doganorë arritën të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një maune gjatë një kontrolli të detajuar.

Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës.

Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota, erëza.

Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi.

Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganor, ndërsa mallrat, mbi 3 mijë paketime, iu nënshtruan konfiskimit.