Dogana ndalon një rast kontrabande në Vërmicë me laptopë, telefona, orë dore, tabletë e dëgjuese
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të tentim kontrabandës me pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë. Dogana bën të ditur se pajisjet e ndaluara përfshijnë laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. Postimi: Ndalohen pajisje elektronike të padeklaruara në…

Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të tentim kontrabandës me pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë.
Dogana bën të ditur se pajisjet e ndaluara përfshijnë laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Postimi:
Ndalohen pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë
Prizren, 01 Tetor 2025 – Në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimet kufitare, zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.
Pajisjet e ndaluara përfshijnë: laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe respektimin e ligjshmërisë në qarkullimin ndërkufitar të mallrave.