Dogana largon nga puna 5 zyrtarë, shkelën kodin e etikës
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj 7 zyrtarëve të këtij institucioni duke i larguar nga puna pesë prej tyre ndërsa i ka degraduar dy të tjerë, kjo pasi kanë shkelur kodin e etikës. Siç njofton Dogana e Kosovës, pas një procesi hetimor janë identifikuar prova për keqpërdorim të detyrës. Sipas doganës, të gjitha veprimet…
Lajme
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj 7 zyrtarëve të këtij institucioni duke i larguar nga puna pesë prej tyre ndërsa i ka degraduar dy të tjerë, kjo pasi kanë shkelur kodin e etikës.
Siç njofton Dogana e Kosovës, pas një procesi hetimor janë identifikuar prova për keqpërdorim të detyrës.
Sipas doganës, të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës.
“Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent. Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet për të siguruar profesionalizëm dhe ekselencë në shërbimin publik, si dhe për të punuar në inovacione në procedurat doganore dhe partneritete për të luftuar efektivisht korrupsionin”, thuhet në postimin e plotë të Doganës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: