Dogana konfiskon cigare pa banderolë në Fushë Kosovë

Dogana e Kosova ka konfiskuar një sasi të cigareve pa banderolë, në Fushë Kosovë.

Lajme

30/03/2018 17:02

Sipas njoftimit të doganës konfiskimi është bërë sot në orën 09:00, gjatë një operacion të njësitit anti-kontrabandë.

“Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, është duke vazhduar me aksione të cilat kanë qëllimin tregtimin ilegal të duhanit. Njësit e anti-kontrabandës së rreth orës 09.00 në Fushë Kosovë sipas planit operativ kanë ushtruar kontrolle ne një shtëpi ne Fushe Kosove nen dyshimin për posedim me mallra me akcizë. Cigaret pa banderole janë konfiskuar dhe janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtës”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/