Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura botërore

Dogana e Kosovës raportohet të ketë konfiskuar afër 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura. Misioni i ekipit të antikontrabandës nga Dogana e Kosovës është të verifikojë dhe sekuestrojë produktet e falsifikuara të këtyre brendeve. Kjo pas ankesës së bërë nga përfaqësuesit e këtyre markave tregtare, të cilat thonë se kanë humbje milionëshe…

Lajme

22/03/2023 23:20

Dogana e Kosovës raportohet të ketë konfiskuar afër 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura.

Misioni i ekipit të antikontrabandës nga Dogana e Kosovës është të verifikojë dhe sekuestrojë produktet e falsifikuara të këtyre brendeve.

Kjo pas ankesës së bërë nga përfaqësuesit e këtyre markave tregtare, të cilat thonë se kanë humbje milionëshe brenda vitit, pikërisht për shkak të kopjimit të produktit të tyre.

Ekipet e Doganës, bashkë me ekipin e KIKS-it, arritën në lokacionin e piketuar.

Aksioni po zhvillohej në Zonën Industriale të Prishtinës, saktësisht në një nga objektet shumëkatëshe që gjendën në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.