Dogana këtë vit do të inkasojë 935 milion euro

Dogana e Kosovës, në 6 mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje të të hyrave për 6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, thotë se janë afër realizimit të projeksioneve të parapara me ligjin për buxhet.

Lajme

27/07/2014 20:56

Rafuna ka thënë se përkundër rënies së importimit të mallrave prej 5 për qind, të hyrat shënuan rritje si rezultat i reformës, dhe funksionimit të dy pikave doganore, asaj në Bërnjakë dhe Jarinje. 

Drejtuesit e Doganës së Kosovës sqarojnë se nëse vazhdohet me këtë ritëm, deri në fund të vitit, të hyrat që priten të inkasohen janë 935 milion euro. (RTK)