Dogana kap në Vërmicë 40 tonerë të padeklaruar
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar të një automjeti. Në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk kishte dokumentacion përcjellës, përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës. Vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro. “Në përputhje…
Lajme
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar të një automjeti.
Në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk kishte dokumentacion përcjellës, përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës.
Vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro.
“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave administrative nga njësitë kompetente. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë se çdo mall që hyn në territorin e Republikës së Kosovës duhet të deklarohet në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi, dhe se mosdeklarimi përbën shkelje ligjore”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: