Dogana kap mallra mbi 13 mijë euro të padeklaruar në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, autoritetet doganore kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pas pyetjes standarde nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht. Megjithatë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,…

Lajme

15/04/2026 14:43

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, autoritetet doganore kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pas pyetjes standarde nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht.

Megjithatë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, tranms

Gjatë kontrollit të bagazhit të veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me vlerë doganore prej 13,877.32 euro (pa taksa), ndërsa shmangia nga detyrimet doganore është vlerësuar në 4,135.44 euro.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të zbatimit të rregullave doganore dhe luftimit të ekonomisë joformale.

Raportimi i plotë:

𝐙𝐛𝐮𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐏𝐊𝐊 𝐕ë𝐫𝐦𝐢𝐜ë
Vermicë, 13 Prill 2026 – Në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, një automjet është paraqitur për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës. Pas pyetjes nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht. Në bashkëpunim me zyrtarin policor, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të realizuar në bagazhin e veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me:
• Vlerë doganore (pa taksa): 13,877.32 €
• Shmangie nga detyrimet doganore: 4,135.44 €
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar zbatimin e rregullave doganore dhe luftimin e ekonomisë joformale./lajmi.net/