Dogana kap 100 mijë produkte të falsifikuara, fton qytetarët që t’i raportojnë nëse dyshojnë për të tilla

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mallra të falsifikuara gjatë kontrollit të një ngarkese. Sasia totale e produkteve të ndaluara ishin 100 mijë copë, shkruan lajmi.net. Përmes një njoftimi, Dogana ka njoftuar se këto produkte jo vetëm që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët. “Çdo qytetar mund…

Lajme

26/02/2025 11:23

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mallra të falsifikuara gjatë kontrollit të një ngarkese.

Sasia totale e produkteve të ndaluara ishin 100 mijë copë, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi, Dogana ka njoftuar se këto produkte jo vetëm që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët.

“Çdo qytetar mund të ndihmojë! Nëse dyshoni për produkte të falsifikuara, raportoni tek Dogana e Kosovës. Së bashku, mund të mbrojmë tregun, shëndetin dhe sigurinë tonë”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/