​Dogana jep detaje për ndalimin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilit iu kapën katër mijë fishekë

Oficerët doganor kanë parandaluar sot futjen ilegale të 4000 copë fishekve në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.

Lajme

09/06/2022 15:40

Sipas doganës, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjeherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi i drejtuesit të makinës.

“Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope, 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 cope. Gjithsejtë 4000 copë. Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.