Dogana i gjen në Vërmicë nja udhëtari para të padeklaruara – Zbatohet masa e konfiskimit të 25% të shumës
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kryerjes së një kontrolli të detajuar, kanë gjetur në çantën e dorës së një udhëtari, mjete monetare të padeklaruara. Pas verifikimit dhe konsultimit me njësitë hetimore të doganës, mjetet monetare janë ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa është zbatuar masa e konfiskimit të…
Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kryerjes së një kontrolli të detajuar, kanë gjetur në çantën e dorës së një udhëtari, mjete monetare të padeklaruara.
Pas verifikimit dhe konsultimit me njësitë hetimore të doganës, mjetet monetare janë ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa është zbatuar masa e konfiskimit të 25% të shumës së përgjithshme të padeklaruar, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.
“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e deklarimit të mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor dhe fton të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet në fuqi, për të shmangur masa ndëshkuese”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/