Dogana e Kosovës shënon rritje të të hyrave dhe suksese në luftën kundër kontrabandës gjatë marsit 2026

Dogana e Kosovës ka publikuar buletinin mujor për marsin 2026, duke raportuar rezultate pozitive në mbledhjen e të hyrave dhe avancimin e reformave në lehtësimin e tregtisë. Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat kanë arritur në 431 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 4.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak,…

Lajme

02/04/2026 14:23

Dogana e Kosovës ka publikuar buletinin mujor për marsin 2026, duke raportuar rezultate pozitive në mbledhjen e të hyrave dhe avancimin e reformave në lehtësimin e tregtisë.

Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat kanë arritur në 431 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 4.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ndërsa vetëm gjatë muajit mars është regjistruar një rritje prej 12.7 për qind.

Dogana ka theksuar se zbatimi i sistemit të zhdoganimit para arritjes po ndikon ndjeshëm në transformimin e proceseve, duke ulur kohën e pritjes dhe kostot për bizneset.

Postimi i plotë:

Buletini Mujor | Mars 2026
Muaji mars shënoi rezultate pozitive për Doganën e Kosovës, me rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave në lehtësimin e tregtisë.
📈 Të hyrat arritën në 431 milion €, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.
🚛 Sistemi i zhdoganimit para arritjes po transformon proceset, duke reduktuar kohën e pritjes dhe kostot për bizneset.
👮‍♂️ Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë € në rajonin e Prishtinës.
🌍 Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse.
✅ Përkushtim i vazhdueshëm për rritje të të hyrave, lehtësim të tregtisë dhe forcim të sundimit të ligjit./Lajmi.net/