Dogana e Kosovës raportohet se ka kapur mbi 100 kg drogë në një autobus të ardhur nga Shqipëria

Mbi 100 kilogram drogë raportoeht të jenë kapur nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmisë, në dalje të Prizrenit. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Doganën e Kosovës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur. Siç po raportohet, Dogana kishte marrë informacione më herët për autobusin më drogë. Pasi kishte…

Lajme

21/11/2025 11:10

Mbi 100 kilogram drogë raportoeht të jenë kapur nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmisë, në dalje të Prizrenit.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Doganën e Kosovës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Siç po raportohet, Dogana kishte marrë informacione më herët për autobusin më drogë.

Pasi kishte arritur në Vërmisë, atij i janë gjetur 120 kilogramë naroktikë të llojit marihuanë.

Shoferi i autobusit është arrestuar. Kurse, vlera e drogës së kapur llogaritet rreth 350 mijë euro./lajmi.net/