Dogana e Kosovës ndalon 16.500kg çokollata me afat të skaduar nga Zvicra
Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e një sasie të konsiderueshme të mallrave ushqimore të skaduara në Zyrën Doganore të Mitrovicë. Sipas njoftimit të Doganës, dërgesa përmbante çokollata të importuara nga Zvicra, me një peshë neto prej 16,500 kg, të cilat u zbuluan me afat të skaduar gjatë procesit të kontrollit të rregullt doganor. Dogana…
Lajme
Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e një sasie të konsiderueshme të mallrave ushqimore të skaduara në Zyrën Doganore të Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Doganës, dërgesa përmbante çokollata të importuara nga Zvicra, me një peshë neto prej 16,500 kg, të cilat u zbuluan me afat të skaduar gjatë procesit të kontrollit të rregullt doganor.
Dogana ka njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për inspektimin e mëtutjeshëm të produktit, si dhe prokurorin e rastit për trajtimin e mëtejshëm ligjor të situatës.
“Parandalimi i hyrjes së produkteve të rrezikshme në treg është prioritet i vazhdueshëm për Doganën e Kosovës, e cila punon ngushtë me institucionet përkatëse për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e mallrave që importohen në vend. Ky rast shërben si kujtesë për të gjithë importuesit që të respektojnë rregulloret dhe standardet e sigurisë ushqimore, ndërsa qytetarët ftohen të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të skaduara ose të rrezikshme në treg”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: