Dogana e Kosovës merr vlerësime pozitive nga Komisioni Evropian për reformat dhe digjitalizimin

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për Kosovën ka vlerësuar progresin e Doganës së Kosovës në fusha të rëndësishme. Përmes një komunikate Dogana ka njoftuar se bëhet fjalë për: Zgjerimin e numrit te terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave në terminale private, rritjen e të hyrave krahasuar me vitin oaraprak si rezultat i luftimit ëfikas të ekonomisë…

Lajme

05/11/2025 13:03

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për Kosovën ka vlerësuar progresin e Doganës së Kosovës në fusha të rëndësishme.

Përmes një komunikate Dogana ka njoftuar se bëhet fjalë për: Zgjerimin e numrit te terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave në terminale private, rritjen e të hyrave krahasuar me vitin oaraprak si rezultat i luftimit ëfikas të ekonomisë jo-formale, luftën kundër mashtrimeve doganore, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, zbatimin e masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale në menaxhimin e rrezikut, si dhe rekrutimin e suksesshëm të stafit të ri që ka forcuar kapacitetet administrative dhe profesionale në organizate.

Tutje theksohet se ky progres është arritur me përkrahjen e Qeverisë dhe bashkëpunimin me partnerët institucional dhe ndërkombëtarë, përfshirë Zyren e BE-së, Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën Britanike, Qeverinë Gjermane dhe programet tjera relevante me punën e Doganës.

“Fushat kryesore të përparimit të evidentuara në raport:

Rritje e ndjeshme e të hyrave doganore, me mbi 170 milionë euro të hyra shtesë gjatë vitit 2024, si rezultat i luftës efektive kundër mashtrimeve doganore dhe forcimit të integritetit institucional.

Zgjerimi i numrit të terminaleve publike dhe heqja e plotë e tarifave të shërbimit në shumicën absolute të pikave kryesore të zhdoganimit, që ka mundësuar lehtësim të ndjeshëm të tregtisë dhe transparencë më të lartë.

Bashkëpunim i fuqizuar ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, përfshirë krijimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor me Administratën Tatimore dhe Policinë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me OLAF, që ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër kontrabandës.

Rezultate të larta në mbrojtjen e pronësisë intelektuale (IPR) me sekuestrime të mallrave të falsifikuara me vlerë rreth 12 milionë euro, duke mbrojtur bizneset legjitime dhe konsumatorët.

Zbatimi i banderollave elektronike të akcizës për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike, që kontribuon në kontroll më të mirë të tregut dhe rritje të të hyrave buxhetore.

Vendosja e themeleve për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet e analizës së rrezikut dhe platformën e inteligjencës së biznesit, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të doganës.

Efikasiteti i Laboratorit Doganor të akredituar, që ndihmon në lehtësimin e tregtisë dhe sigurinë e produkteve.

Rekrutimi dhe integrimi i zyrtarëve të rinj doganorë, që ka përforcuar kapacitetet profesionale dhe efikasitetin organizativ të institucionit.

Vendosja e skanerëve per të promovuar përmirësimin e kontrollave dhe sherbimeve

Pjesëmarrja aktive në programet e BE-së (Customs 2020) dhe forumet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe përafrimin me praktikat më të mira të BE-së.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka dhënë disa rekomandime për vitin e ardhshëm, që

përfshijnë:

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka dhënë disa rekomandime për vitin e ardhshëm, që përfshijnë:

– Fnalizimin e akteve nënligjore për Kodin e ri Doganor dhe të Akcizës;

– Forcimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative sipas parimeve të meritës;

– Intensifikimin e luftës kundër kontrabandës në bashkëpunim me OLAF;

– Zhvillimin e sistemeve digjitale dhe miratimin e Strategjisë për Teknologjinë Informative;

– Heqjen e plotë të tarifave të mbetura për eksportuesit dhe importuesit.

Dogana mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe në avancimin e reformave që forcojnë integritetin, transparencën dhe efikasitetin në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës“, thuhet në raportin e Doganës. /Lajmi.net/