Dogana e Kosovës: Kemi rritje të të hyrave, në janar mbi 80 milionë euro

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë rritur të hyrat, duke tejkaluar të vitit 2020 me 9%.

Lajme

02/02/2021 14:34

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje, e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janari 2020.

“Ne kishim grumbulluar 73.2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80.1 milion euro apo 9.3%”.

Tutje u theksua se kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar 2020, ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”./Lajmi.net/