Dogana e Kosovës aksion në një barnatore në Pejë, konfiskohen 207 lloje të barnave

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara. Raportohet se gjatë kontrollit janë gjetur brenda një objekti një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola, transmeton lajmi.net. Pas këtij operacioni janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave në…

Lajme

26/02/2025 11:25

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara.

Raportohet se gjatë kontrollit janë gjetur brenda një objekti një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola, transmeton lajmi.net.

Pas këtij operacioni janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave në një sasi totale prej 738 copësh, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë ilegale./Lajmi.net/