Dodikut i hiqet pasaporta diplomatike

Ish-presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i hiqet pasaporta diplomatike. Sipas një dokumenti që e posedon portali klix.ba, Dodik ka 15 ditë kohë që pasaportën ta kthejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës. Në rast se Dodik nuk respekton këtë afat, Ministria e Punëve të Jashtme do të njoftojë Policinë Kufitare dhe…

Lajme

19/08/2025 17:03

Ish-presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i hiqet pasaporta diplomatike.

Sipas një dokumenti që e posedon portali klix.ba, Dodik ka 15 ditë kohë që pasaportën ta kthejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në rast se Dodik nuk respekton këtë afat, Ministria e Punëve të Jashtme do të njoftojë Policinë Kufitare dhe rrjetin diplomatik-konzullor të vendit për faktin se pasaporta e tij është anuluar.

Të kujtojmë se Dodikut i është hequr mandati me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor (CIK) të Bosnjës dhe Hercegovinës, vendim që është konfirmuar nga Këshilli Apelues i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton telegrafi.

Mandati i tij i është hequr për shkak të një dënimi përfundimtar për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është marrë në muajin korrik.

Dodik është dënuar me një vit burg, të cilin e ka blerë me pagesë prej 36,500 KM (18600 euro), dhe gjashtë vjet ndalim veprimtarie politike.

Sipas pjesës së dytë të vendimit, i është hequr mandati dhe nga data 18 gusht ai ka humbur pozitën e presidentit të Republikës Serbe.