Dobitë shëndetësore nga kanella

Kanella ka veti të shkëlqyeshme shëruese dhe mund t’i lehtësojë simptomat e sëmundjeve të ndryshme

Lifestyle

01/01/2017 23:54

Por, para se të filloni të konsumoni kanellë në baza ditore, gjithsesi konsultohuni me mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje të caktuara mjekësore ose jeni duke marrë medikamente të caktuara.

Përveçse bën ëmbëlsirat më të shijshme, kanella ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve, kanë zbuluar studimet e ndryshme.

Lufton diabetin

Studimet e kryera në lidhje me diabetin e tipit 2, kanë treguar se kanella është shumë e mirë për ta luftuar atë. Nëse konsumoni gjysmë luge kafeje me kanellë çdo ditë për 4 muaj, ju mund të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të përmirësoni funksionin e insulinës në trup. Nëse i shtoni ëmbëlsirave pak kanellë, kjo do të ulë ndjeshëm ndikimin negativ që sheqeri mund të ketë në organizmin tuaj.

Anti-Mikrobik

Kanella mund të vrasë bakteret, viruset dhe disa sëmundjet fungiale që u rezistojnë medikamenteve. Për këtë arsye është e këshillueshme që pjatave tuaja t’i shtoni pak kanellë.

Anti-Inflamator

Inflamacioni është i rëndësishëm për mbrojtjen e trupit por niveli i lartë i tij mund të çojë ne shfaqjen e sëmundjeve kronike si kanceri dhe Alcajmer. Kanella është një erëz anti-inflamatore dhe si e tillë mban nën kontroll molekulat inflamatore.

Mbrojtës për zemrën

Kanella ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe mbron atë të mirin. Ajo gjithashtu mund të ulë tensionin dhe nivelet e triglicerieriteve duke përmirësuar kështu shëndetin e zemrës

Përmirëson kujtesën

Në studimet e kryera mbi kafshët është vënë re se kanella ndihmon shumë në përmirsimin e kujtesës, në aftësinë e të mësuarit të trurit dhe në reduktimin e stresit të tij. Një tjetër studim ka treguar se kanella mund të mbrojë neuronet te pacientët me sëmundjen e parkinsonit dhe madje në disa raste edhe vetëm aroma e kanellës nxiste përmirësimin e kujtesës.

Anti-kancerogjene

Kanella mund të ngadalësojë zhvillimin e tumorit, kjo gjë është venë re në studimet e kryera mbi kafshët, por për fat të keq deri më tani nuk është kryer një studim i tillë edhe për njerëzit. Kjo erëz vret një molekulë të quajtur NF-kappa B dhe proteina të tjera të cilat ndihmojnë që kanceri të rritet dhe të përhapet .