Dobitë e xhenxhefilit

Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë (Dimrit), me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, potencën, freskinë e trurit dhe të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij kundër të ftohurit. Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara…

Lifestyle

18/11/2013 06:00

Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë (Dimrit), me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, potencën, freskinë e trurit dhe të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij kundër të ftohurit.

Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike.

Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.

Xhenxhefili relakson muskujt, nxehtësia e xhenxhefilit nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin.

Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

 

Ndikimi çudibërës:

– Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse.

– Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe iritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes, lukth, dhe shton apetitin rreth ushqimit.

– E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

– Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave.

– Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin e gjakut duke e nxehur tërë trupin, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

– Shton potencën (forcën) e organit gjenital të mashkullit.

– Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

– E pastron organizimin nga toksinat.

– Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore.

– Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja (Pluhur) e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve (Nëse keni grip dhe në mbrëmje do ta përdorni Xhenxhefilin, në mëngjes do të zgjoheni pa grip, pra do të ju kaloj Gripi).

– Xhenxhefili shëron shumicën e ftohjeve kronike dhe i pastron sinuset dhe bajamet.

– Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

– Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta.

– Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe toksinat e dëmshme.

– Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë.

– Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia.

– Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

– është mëlmesë aromatike

– Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare.

– Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse.

Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe e bluar për gjella.

– Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin.

– Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B.

– Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve ‘curry’.

– Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto.

– Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla.

– Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira.