“Do të shkrihem” rikthehet në versionin akustik nga Fisnikët dhe Ferki Shala

Agim Gërguri nga grupi i njohur “Fisnikët”, së bashku me Ferki Shalën nga ish-grupi TNT, pritet që të bëhen bashkë për të kthyer në veshin e të gjithëve hitin e dikurshëm të titulluar “Do të shkrihem”. Dy zëra fantastik siç është ai i Ferki Shalës dhe Agim Gërgurit do të realizojnë këtë këngë në një…

ShowBiz

02/07/2024 11:34

Agim Gërguri nga grupi i njohur “Fisnikët”, së bashku me Ferki Shalën nga ish-grupi TNT, pritet që të bëhen bashkë për të kthyer në veshin e të gjithëve hitin e dikurshëm të titulluar “Do të shkrihem”.

Dy zëra fantastik siç është ai i Ferki Shalës dhe Agim Gërgurit do të realizojnë këtë këngë në një frymë ndryshe të muzikës, e që padyshim do të dali diçka e bukur.

Kënga e cila kishte marrë miliona klikime vite më parë e kënduar nga grupi Fisnikët, këtë herë pritet të vijë ndryshe derisa realizimi pritet të jetë në mënyrë akustike.

Ndërkohë vlen të theksohet se Ferki Shala ishte ndarë nga grupi TNT, ku ishte përkushtuar tek feja myslimane ndërsa tani ka vendosur që të bëjë disa realizime, por më të lehta dhe në përgjithësi akustike./Lajmi.net/