Do të rrahet me nacionalistin serb, Bernardin Jakaj: Nuk më trembet syri, jam gati!
Boksieri shqiptar që jeton dhe vepron në qytetin e Austrisë, Vjenë, Bernardin Jakaj, do të përballet me serbin, Marko Nikolic, më 24 mars, në afërsi të Vjenës. Gjatë një interviste për Lajmi.net, Jakaj tregon se është përgatitur në mënyrën më të mirë për këtë luftë. “Për këtë meç jam përgatitur maksimalisht. Jam i gatshëm si…
Sport
Boksieri shqiptar që jeton dhe vepron në qytetin e Austrisë, Vjenë, Bernardin Jakaj, do të përballet me serbin, Marko Nikolic, më 24 mars, në afërsi të Vjenës.
Gjatë një interviste për Lajmi.net, Jakaj tregon se është përgatitur në mënyrën më të mirë për këtë luftë.
“Për këtë meç jam përgatitur maksimalisht. Jam i gatshëm si asnjëherë më parë. Kundërshtari ka përvojë të madhe, është një boksier që e do luftën në ring, por ne nuk e kemi këtë problem”, ka thënë për Lajmi.net boksieri shqiptar
Marko Nikolic është një nacionalist serb, i cili ka edhe disa tatuazhe në trupin e tij që kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovë. Por, kjo nuk e tremb asesi boksierin shqiptar.
“Ai është nacionalist për vetën e tij. Nuk më trembët syri. Ai mendon që mundet me na provoku, por ne jemi profesionis të vërtetë. Nikolic ka paralajmëruar që 200 tifozë do të vijnë nga Beogradi”, deklaroi tutje Jakaj
Synimi i Bernardin Jakaj pas këtij meçi është titulli i Evropës: “Pas këtij meçi unë synojë titullin e Evropës”.
Kujtojmë se Jakaj në 13 meçet e zhvilluara deri më tani, i ka të gjitha fitore, tetë prej tyre me K.O., teksa nuk njeh humbje./Lajmi.net/