Do të kthehet në politikë? Trump e quan gruan e tij “zonja e parë e ardhshme”

Ai me sa duket do të jetë pjesëmarrës në kampanjën e vitit 2024.

Fun

01/03/2021 10:53

Donald Trump të dielën ka dhënë indikatorin më të fuqishëm deri tani që ai do që të ri-marrë presidencën e SHBA, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht thashethemeve se gruaja e tij sllovene ndjehet shumë e çliruar që ishte larguar nga shtëpia e bardhë, burri i saj Donald insiston që në fakt ajo dëshiron të kthehet.

Ka pasur spekulime se çifti, i cili nuk shfaq ndonjë farë afeksioni në publik, mund të jetë duke u divorcuar sapo të largohen nga shtëpia e bardhë.

Presidenti i mëparshëm tha për “CPAC” se gruaja e tij është “zonja e parë e ardhshme” e SHBA, dhe se ai do të mund Demokratët për herë të “tretë”.

Ai vazhdon të insistoj se ai ka fituar zgjedhjet e fundit, mirëpo demokratët kanë bërë mashtrime për të marrë presidencën.

Gruaja e tij Melania nuk është parë në publik që nga 20 janari, kur ata zbarkuan në Florida pas largimit nga shtëpia e bardhë. /Lajmi.net/