“Do të jetë ndryshe”, vitin e kaluar Togo njoftoi për heqjen e njohjes së Kosovës, Pacolli paralajmëron rikthimin e saj

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, të cilin e kishte takuar edhe para tetë vitesh kur ky vend njohu Kosovën. Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se po vazhdon me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme. “Sot takova Presidentin e Republikës…

Lajme

24/09/2024 22:41

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, të cilin e kishte takuar edhe para tetë vitesh kur ky vend njohu Kosovën.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se po vazhdon me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme.

“Sot takova Presidentin e Republikës së Togos, të cilin e pata vizituar para 8 viteve. Ajo vizitë përfundoi me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për shkak të ‘mungesës së aktiviteteve diplomatike’ dhe ‘iniciativave’ të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen”, ka shkruar Pacolli

Pacolli për këtë ka thënë se “Epilogu do të jetë ndryshe!”.

Ndërkaq pesë vite më parë, në gusht të vitit 2019 ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, kishte thënë se Togo është në mesin e 15 shtetevë që ka tërhequr njohjen e Kosovës. /Lajmi.net/