Do të habiteni, izolimi i ka bërë ndryshim interesant N’Golo Kantes
Tifozët e Chelseat nuk mund t’i besonin syve kur N'Golo Kante u pa në stërvitje me plotë flokë në kokë.
Sport
Mesfushori, 29 vjeç, është parë vetëm me kokë të rruar pasi ai bëri transferimin në Angli në vitin 2015.
Disa nga lojtarët vendosën t’i thërrisnin berberët përpara se të riktheheshin në stërvitje, përcjell lajmi.net.
Por Kante i rezistoi qartë kërkesës për t’i dhënë vetes një prerje flokësh në shtëpi para se të bënte kthimin e tij në Cobham.
Skuadra e Chelseat u rikthye të martën në stërvitje në grupe të vogla, ndërsa përgatiten për kthimin e Premierligës. /Lajmi.net/
