“Do të doja ta shihja Griezmannin te Chelsea”

Antoine Griezmann mund të zgjedhë gjithçka që dëshiron për sfidën e tij të re, por ish sulmuesi i Chelsea, Jimmy Floyd Hasselbaink, do të kishte dëshirë ta shihte në ‘Stamford Bridge’ yllin e Atletico Madrid.

Sport

22/05/2019 21:16

Reprezentuesi i Francës këtë sezon shënoi 15 gola në La Liga, ndërsa javën e kaluar ka njoftuar se do të largohet nga Atletico Madrid.

Hasselbaink i cili gjatë karrierës ka luajtur për Atelticon dhe Chelsea, do të ishte i lumtur ta shihte Griezmannin në Premierligë.

“Ai mund të zgjedhë kudo që dëshiron të luajë”, ka deklaruar fillimisht ish sulmuesi holandez, përcjell ‘lajmi.net’.

“Do të doja ta shihja atë në Chelsea ose Premierligë, duke e parë se si do ta përballonte, por ai mund të zgjedhë se çfarë dëshiron”./Lajmi.net/