“Do jesh një yll”, ish-ambasadorja amerikane me fjalë të mëdha për Vlora Çitakun
Ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e ka vlerësuar shumë lartë punën e Vlora Çitakut në pozitën e ambasadores së Kosovës në SHBA.
Lajme
Çitaku dje përmes një postimi në Facebook njoftoi se do ta respektoj kërkesën e MPJ-së për tërheqje e saj nga pozita e ambasadores, teksa tha se një vendim të tillë po e merr për shkak se e ndjen faktin që është e padëshiruar, shkruan lajmi.net.
Në të njëjtin postim ka komentuar ish-ambasadorja Jacobson, teksa e ka vlerësuar lartë kontributin dhe punën e Vlora Çitakut, e sipas saj Çitaku do të tregojë sukses në secilin angazhim të radhës që do ta ketë.
“Ti do të jesh një “yll roku” në cilëndo aventurë. Të uroj të gjitha të mirat”, i ka shkruar Jacobson, Çitakut.