“Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE”, thotë ministri i jashtëm hungarez

Në krye të agjendës në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Lajmin e ka bërë me dije ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që do të drejtojë konferencën e…

Lajme

15/10/2024 09:19

Në krye të agjendës në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lajmin e ka bërë me dije ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që do të drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian .

Ai tha se “do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë”.

“Ajo çka kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre.

Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, faleminderit”, tha Péter Szijjártó, shkruan TopChannel.