“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” – Xheneta Fetahu reagon ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Natën e mbrëmshme emri i Xhenetës është lakuar sërish nga banorët e “BBVA”. Ishte Danja ajo e cila I bëri një pyetje provokuese Gjestit, ku ndër të tjerash e pyeti artistin se si do të sillej ai në qoftë se Xheneta do të futej si banore ne këtë reality show. Gjesti u përgjigj duke thënë…

ShowBiz

25/02/2025 08:49

Natën e mbrëmshme emri i Xhenetës është lakuar sërish nga banorët e “BBVA”.

Ishte Danja ajo e cila I bëri një pyetje provokuese Gjestit, ku ndër të tjerash e pyeti artistin se si do të sillej ai në qoftë se Xheneta do të futej si banore ne këtë reality show.

Gjesti u përgjigj duke thënë se nuk do ta shkelte asnjëherë Xhenetën.

“Nuk do t’ia bëja 100 t’zeza, une me t’mire t’shti me vujt..”, tha ndër të tjerash.

Kësaj deklarate vendosi t’i reagoj ashpër Xheneta me anë të një postimi në “Instastory”.

“Wow edhe kta e niva???” shkroi ajo duke etiketuar faqen zyrtare të “BBVA”, e cila sigurisht do të dëshironte që emri I saj të mos përdoret në këtë shtëpi.