“Do bëhet zyrtare së shpejti”, Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona

Sergi Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona. Kontrata e mesfushorit me klubin katalanas skadon më 30 qershor. Sipas Marca, 34-vjeçari vendosi të largohej nga Barca në fund të sezonit dhe këtë e bëri të ditur brenda skuadrës. Nuk dihet ende se kur Busquets do të bëjë një njoftim zyrtar. Ndoshta ai do të presë…

Sport

09/05/2023 18:37

Sergi Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona.

Kontrata e mesfushorit me klubin katalanas skadon më 30 qershor.

Sipas Marca, 34-vjeçari vendosi të largohej nga Barca në fund të sezonit dhe këtë e bëri të ditur brenda skuadrës.

Nuk dihet ende se kur Busquets do të bëjë një njoftim zyrtar.

Ndoshta ai do të presë derisa Barcelona të fitojë titullin e La Ligës . Ka mundësi që kjo të ndodhë në ndeshjen e radhës kundër Espanyolit.

Më herët u raportua se spanjolli ka oferta nga Inter Miami dhe një prej klubeve në Arabinë Saudite.