DnV: Rritje e interesimit të qytetarëve për të votuar pasdite, raportohet për ndërprerje të rrymës në disa vendvotime
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) thotë se orët e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të votuar. DnV tha në një komunikatë për media se dalja deri në 17:00 ishte 38.9%. “Dy orë para përmbylljes së procesit të votimit, po raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në të paktën dy Qendra…
Lajme
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) thotë se orët e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të votuar.
DnV tha në një komunikatë për media se dalja deri në 17:00 ishte 38.9%.
“Dy orë para përmbylljes së procesit të votimit, po raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në të paktën dy Qendra të Votimit. Poashtu në një vendvotim është raportuar se kodet në fletëvotime nuk po përputhen”, thuhet në komunikatën e DnV.
DnV raportoi edhe për vështirësi të votuesve në gjetjen e vendvotimit, për probleme në votimin me asistencë, fotografimin e votës.
Komunikata e DnV:
🟠𝐃𝐧𝐕: 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫, 𝐝𝐚𝐥𝐣𝐚 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐨𝐫𝐞̈𝐧 𝟏𝟕:𝟎𝟎, 𝟑𝟖.𝟗 %
𝐃𝐚𝐥𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦e
Tani kur kanë kaluar dhjetë orë që nga hapja e vendvotimeve, po vërehet një interesim më i lartë i qytetarëve për të votuar ndërsa procesi në përgjithësi po rrjedhë i qetë. Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 është rreth 38,9%.
Sa për krahasim, dalja në votime në intervalin e njejtë kohor në zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte e njejtë rreth 39%.
Regjionet me dalje më te madhe janë komunat me shumicë serbe (47%) pasuar nga rajoni i Prishtinës ku dalja është (43%)
Parregullsitë më të shprehura në procesin e votimit
𝐕𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭
Edhe në pjesën e dytë të ditës, ka pasur mjaft raste kur votuesit janë gjendur në vendvotime joadekuate. Nga hapja evendvotimeve deri në orën 17:00, këto vështirësi janë raportuar në 70% të vendvotimeve, madje në 15% të vendvotimeve kjo dukuri ka qenë e shprehur deri në 30 raste.
𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈
Trendi i votimit me asistencë që nga mëngjesi ka mbetur përgjithësisht i njejtë, ndonëse më i përhapur në më shumë vendvotime. Nuk janë përjashtuar rastet e mosevidentimit të votimit me asistencë dhe atë në 9% të vendvotimeve, deri në 10 raste.
Komisionerët në 75% të vendvotimeve kanë vazhduar të kërkojnë dokumente mjekësore nga të gjithë qytetarët që kanë kërkuar të votojnë me ndihmën e dikujt tjetër. Për me tëpër, në 55% të vendvotimeve nuk kanë lejuar që të votohet me asistencë pa dokumente mjekësore, përkundër insistimit të votuesve.
𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐦𝐞
Deri në orën 17:00, raste të votimit me dokumente me afat të skaduar janë hasur në 30% të vendvotimeve, deri në 5 raste. Gjithashtu në 10% të vendvotimeve ka pasur deri në 4 raste kur votuesit janë identifikuar me dokumente jo valide.
𝐅𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐞̈𝐬
Ndonëse fenomen në përmasa të vogla, cenimi i fshehtësisë së votës i manifestuar përmes fotografimit të votës po vazhdon të shfaqet edhe në këto zgjedhje. Fotografimi i votës dhe bërja e saj publike supozohet se ka të bëjë me blerjen e votës, frikësimin e votuesit dhe shtrembërimin e vullnetit të tij.
Deri në orën 17:00, raste të izoluara të fotografimit të votës kanë qenë gjithsej 21 raste, e hasur në 3% të vendvotimeve.
𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳𝐞
Dy orë para përmbylljes së procesit të votimit, po raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në të paktën dy Qendra të Votimit. Poashtu në një vendvotim është raportuar se kodet në fletëvotime nuk po përputhen.
Tani kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbyllje të vendvotimeve, DnV u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja në zgjedhje përveç që është e drejtë themelore, është edhe përgjegjësi dhe mjet i fuqishëm për të ndikuar në drejtimin e qeverisjes së vendit.