DnV: PDK ka organizuar më së shumti tubime gjatë fushatës, pasohet nga LDK-ja

Violeta Haxholli nga Demokracia në Veprim, ka thënë se java e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë e qetë. Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se edhe këtë javë është shpeshtuar diskursi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes. “Për shkak se edhe gjatë javës së tretë është shpeshtuar…

01/02/2025 11:02

Violeta Haxholli nga Demokracia në Veprim, ka thënë se java e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë e qetë.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se edhe këtë javë është shpeshtuar diskursi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes.

“Për shkak se edhe gjatë javës së tretë është shpeshtuar diskursi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes, kjo ka bërë që edhe institucioni PZAP të rrisë edhe numrin e gjobave për partitë politike, kjo fatkeqësisht nuk e ka ndërprerë praktikën e partive politike që të vazhdojnë me përdorimin e kësaj gjuhë në aktivitetet e fushatës”, ka thënë Haxholli.

Haxholli, ndër tjera, ka theksuar se partia që më së shumti ka bërë aktivitete për tri javë të fushatës sa janë bërë tashmë është PDK-ja me 165 aktivitete.

“Demokracia në Veprim ka monitoruar 582 aktivitete të subjekteve politike, prej të cilave 207 janë mbajtur vetëm në javën e tretë të fushatës zgjedhore. Kjo tregon një intensifikim të numrit të aktiviteteve në prag të javës së fundit të fushatës. Sipas monitorimit tonë, numrin më të madh të tubimeve publike e ka organizuar PDK-ja me 165 aktivitete, pasuar nga LDK-ja me 151 aktivitete, LVV-ja me 120 aktivitete publike, AAK-ja 89 aktivitete publike, ndërsa subjektet e tjera më të vogla me rreth 60 aktivitete”, ka thënë Haxholli.